Specialisti Istref Plakolli ka ngritur shqetësimin për praktikën e trajtimit të pacientëve me patologji të rënda dhe sëmundje kronike nga shërbimi shtëpiak i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë.
Përmes një postimi në facebook ai thekson se, gjatë katër viteve të funksionimit, ky shërbim ka dhënë kontribut të madh, por është përballur me sfida të shumta, veçanërisht nga praktikat e trajtimeve klinike të pacientëve, përcjell Gazeta Shneta.
Plakolli kritikon faktin se disa specialistë japin terapi pa ndjekur kritere dhe protokolle të përcaktuara, madje pa bërë kontrolle të drejtpërdrejta ose ekzaminime paraprake.
Ai nënvizon se, në raste të shumta, pacientëve u ordinohen terapitë infuzive përmes telefonit deri në tri herë në ditë, gjë që rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre. Plakolli tregon se shumë pacientë marrin të njëjtën terapi “universale”, si infuzione dhe antibiotikë të njëjtë çdo ditë, deri në fund të jetës së tyre, ndërsa shërbimi shtëpiak detyrohet të merret me pasojat, si eliminimi i edemave pulmonare dhe komplikime të tjera.
Ai bën thirrje ndaj institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë, të kontaktojnë shërbimin shtëpiak për të verifikuar praktikat që përdoren dhe të përballen me specialistët në lidhje me ordinimin e terapive pa kritere. Plakolli apelon që të ndiqen referencat dhe protokollet ndërkombëtare për t’u siguruar që terapia të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve dhe të mos dëmtojë shëndetin e tyre./Gazeta Shneta/
Postimi i plotë:




