Mungesa e vitaminës B12 dëmton metabolizmin e yndyrës dhe mund të lidhet me obezitetin gjatë shtatzënisë sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën vjetore të Shoqatës për Endokrinologjinë.
Gratë shtatzëna me nivele të ulëta të vitaminës B12 kishin shënues metabolikë që tregojnë për rritjen e prodhimit të yndyrës dhe zvogëlimin e zbërthimit, gjë që sugjeron se nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të predispozojnë gratë shtatzëna për obezitet, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Këto gjetje theksojnë rëndësinë që gratë shtatzëna të konsumojnë një dietë të pasur me vitaminë B12 për të ndihmuar në parandalimin e obezitetit dhe ndërlikimeve të pafavorshme shëndetësore të lidhura me të në afat të gjatë.
Vitamina B12 është një mikronutrient që gjendet në ushqimet e detit, mishin dhe produktet e qumështit që është thelbësor për shumë reaksione metabolike që mbajnë trupin tonë të funksionojë normalisht.
Përafërsisht 25% e grave shtatzëna në mbarë botën kanë mungesë të vitaminës B12, pasi një konsum edhe më i lartë nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës.
Studimet e mëparshme sugjerojnë se mungesa e B12 rrit rrezikun për komplikime metabolike si obeziteti ose diabeti, por mekanizmat themelorë që ndikojnë në metabolizmin e yndyrës mbeten pak të kuptuara.
Në këtë studim, Jinous Samavat nga Universiteti Warwick, hetoi se si nivelet e ulëta të vitaminës B12 ndikojnë në funksionin e qelizave yndyrore në mostrat e qelizave të kultivuara dhe në mostrat e marra nga gratë shtatzëna.
“Gjetjet tona përforcojnë nevojën për plotësimin e vitaminës B12 gjatë shtatzënisë dhe përbëjnë një rast të fortë për financimin e studimeve të mëtejshme dhe prezantimin e politikave të shëndetit publik, për të ndihmuar në trajtimin e obezitetit”, tha ai. /Gazeta Shneta/


