Marrja e një tablete multivitamine në ditë mund të përmirësojë funksionin e trurit tek njerëzit e moshuar, ka zbuluar një studim.
Një tabletë e përditshme gjithashtu mund të mbrojë kundër demencës, ndoshta duke ngadalësuar rënien njohëse me 60 për qind, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Profesoreshë Laura Baker, nga shkolla e mjekësisë të Universitetit Wake Forest, në Karolinën e Veriut, SHBA, tha se:
“Studimi ynë tregoi se suplementet e përditshme multivitamina-minerale rezultuan në përmirësime të konsiderueshme njohëse”.
“Ka një nevojë urgjente për ndërhyrje të sigurta dhe të përballueshme për të mbrojtur aftësinë kognitive kundër rënies tek të moshuarit.”
Gjetjet u botuan në revistën ‘Alzheimer’s & Dementia’. /Gazeta Shneta/

