Rezultatet nga një studim i kohëve të fundit sugjerojnë se ekspozimi i moderuar ndaj rrezatimit diellor gjatë vjeshtës dhe pranverës mund të ndihmojë në përmirësimin e rezervës së vezoreve tek gratë e moshës 30-40 vjeç.
Hulumtimet janë duke vazhduar rreth faktorëve që ndikojnë në fertilitetin femëror dhe se si gratë mund t’i modifikojnë këta faktorë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Shumë njerëz përballen me sfida të fertilitetit, veçanërisht ata që janë mbi 35 vjeç.
Studiuesit po eksplorojnë shkaqe të ndryshme të mundshme të infertilitetit, siç janë faktorët mjedisorë dhe nëse modifikimi i këtyre faktorëve mund të ketë ndonjë ndikim në rezultatet e fertilitetit.
Një studim i fundit i botuar në “Steroids”, ekzaminoi se si ekspozimi ndaj rrezatimit diellor ndikon në fertilitetin e femrave. Studiuesit ekzaminuan nivelet e një hormoni specifik të quajtur hormoni anti-Müllerian (AMH) dhe se si nivelet e këtij hormoni ndryshonin gjatë periudhave të ndryshme të vitit.
Rezultatet ishin domethënëse për gratë mbi 30 vjeç që përjetuan nivele më të larta të hormoni anti-Müllerian (AMH) në pranverë dhe vjeshtë, kur kishte nivele të moderuara të intensitetit të rrezatimit diellor.
Megjithatë, studiuesit nuk e vëzhguan këtë efekt tek gratë nën 30 vjeç, duke treguar se rrezatimi diellor mund të ndikojë më shumë në fertilitetin e femrave me kalimin e moshës. Kërkohen më shumë hulumtime për të kuptuar këta faktorë dhe implikimet e mundshme klinike.
Rezultatet tregojnë se ekspozimi ndaj rrezatimit të moderuar diellor mund të jetë i dobishëm për gratë në të 30-at që përpiqen të mbeten shtatzënë. /Gazeta Shneta/


