Lidhja Demokratike e Kosovës i ka prezantuar kandidatët për deputetë nga komuna e Prishtinës.
LDK ka mbajtur dje një tubim në Prishtinë ku janë prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo parti do t’i ketë 20 kandidatë nga kryeqyteti, ku disa prej tyre janë edhe të emëruar politik në kabinetin e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.
Në mesin e tyre është edhe drejtori për shëndetësi, infektologu Izet Sadiku.
Lista e plotë e kandidatëve:
Alban Zogaj, Arben Gashi, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica Xhelili, Donjeta Dragusha, Doruntinë Maloku, Ema Nikçi Rexha, Fadil Aliu, Fiknete Bejta, Florian Dushi, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi




