Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë

Lajme 09/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë me temën “Dhimbja si sfidë shumëdimensionale.

Vlen të theksohet se ky simpozium është hapur me një fjalë përshëndetëse të kryetarit të LMSHZ-së, Dr. med. Mentor Bilali në  ambinetet e hotelit “Marriott në Zürich”.

Në simpozium do të ligjërojnë specializantët e lëmive të ndryshme nën udhëheqjen e mentorëve me përvojë.

„Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një program i pasur, që përfshinë ligjërata State of the Art dhe diskutime interaktive mbi qasjet moderne në terapinë e dhimbjes“, shkruanLidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës.

Kryesia e LMSHZ-së dhe grupi punues i specializantëve të rinj sjellim tema të ballafaqimit të dhimbjes si sfidë për një trajtim të suksesshëm mes mjekut dhe pacientit.

Kjo temë e ndjeshme ka zgjuar interesimin e lartë jo vetëm të specializantëve të rinj, por edhe të mjekëve me përvojë të gjatë të fushave me delikate të mjekësisë.

Kėshtu rreth 100 mjeke e mjekë pjesëmarrës po përcjellin simpoziumin e pestë të LMSHZ-së.

Në momentet që po raportojmė dy specializantë të rinj kanë pasqyruar dhimbjen në kontekstin e sëmundjeve, me natyrë iskemike ka referuar, Dr. Lum Kastrati që është nën mentorimin e MD Ph.D & Dr. med. Naim Mehmeti.

Kurse mbi terapinë e dhimbjes në mjekësinë paliative ka referuar mjekja e re, Elda Rama, e cila është nën mentorimin e Prof. Dr. med. Alban Y. Neziri.

Simpoziumi po moderohet nga mjeku i njohur, Gazmend Haliti./ albinfo.ch./

Artikulli paraprakDiabeti LADA: Një diagnozë e vështirë që kërkon vëmendje të veçantë
Artikulli i rradhës Operacion i rrallë në spitalin e Mitrovicës, hiqet me sukses tumori 20 cm në regjionin retroperitoneal

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.