Zinku është një mineral thelbësor që mbështet funksionin e sistemit imunitar, balancën hormonale dhe rritjen e qelizave. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i zinkut mund të lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e endometriozës, krahasuar me konsumimin e sasive të ulëta.
Endometrioza është një gjendje kronike që përfshin rritjen e qelizave endometriale jashtë mitrës, dhe prek rreth 6-10% të grave në moshë riprodhuese. Ajo shpesh shkakton dhimbje dhe mund të çojë në komplikacione si infertiliteti, duke ndikuar deri në 50% të grave që janë diagnostikuar me të, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i publikuar në BMC Public Health tregon se një konsum i lartë i zinkut mund të rrisë rrezikun e endometriozës, megjithëse kërkime të tjera kanë treguar rezultate të ndryshme.
Ekspertët rekomandojnë ndjekjen e udhëzimeve aktuale për marrjen e zinkut, duke siguruar një marrje të mjaftueshme pa e tepruar, dhe të konsultoheni me një profesionist për orientim nëse është e nevojshme./Gazeta Shneta/


