Përsëri ka dështuar konkursi për pozitën e zv.drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.
Kjo ka ndodhur pasi kushtet dhe kriteret e vendosura në këtë konkurs janë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2020 pasi nuk është përcaktuar sakt koificenti, shkruan Gazeta Shneta.

Rreth këtij anulimi ka reaguar ish- nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i cili thotë se sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Komuna e Skënderajt nuk ka të drejtë të shpallë konkurs për këtë pozitë, pasi gjykata ka vendosur në favor të Florentina Shala-Gashit, duke kërkuar rikthimin e saj në këtë pozitë, nga e cila ishte larguar për arsye politike.
Aktualisht, këtë pozitë po e mban Ferat Kabashi pa ndonjë vendim ligjor, për çka kërkohet llogari nga kryetari i komunës, Fadil Nura./Gazeta Shneta/




