Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet shefi i gjigantit farmaceutik AstraZeneca në Kinë, hetohet për mbledhjen e të dhënave dhe importin e ilaçeve

Jetë 10/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjiganti farmaceutik AstraZeneca ka njoftuar se kreu i saj për Kinën, Leon Wang, është ndaluar nga autoritetet kineze, pasi kompania është nën hetim për mbledhje të dhënash të paligjshme dhe importin e ilaçeve. Një përfaqësues i AstraZeneca konfirmoi për AFP se Wang është vendosur në paraburgim dhe shtoi se kompania është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kineze.

Përveç ndalimit të Wang, hetimet përfshijnë edhe disa punonjës aktualë dhe ish-punonjës të kompanisë, të gjithë me shtetësi kineze. Sipas burimeve, një nga hetimet lidhet me mbledhjen e të dhënave të pacientëve, që dyshohet të kenë shkelur ligjet kineze të privatësisë, shkruan AFP, transmeton Gazeta Shneta.

Një tjetër hetim ka të bëjë me importin e një ilaçi për kancerin e mëlçisë, i cili nuk është miratuar ende për përdorim në Kinë.

AstraZeneca, një nga zhvilluesit kryesorë të vaksinës kundër COVID-19, ka investuar rëndësisht në tregun kinez. Megjithatë, në muajt e fundit, kompania është përballur me sfida të mëdha në Kinë për shkak të rregulloreve të paqarta mbi të dhënat dhe ndalimeve të zgjatura të punonjësve.

AstraZeneca ka rreth 90,000 punonjës në të gjithë botën dhe vazhdon të ofrojë ilaçet e saj për pacientët në Kinë, ndërkohë që operacionet e saj në këtë treg të rëndësishëm mbeten të pandërprera./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnulohet konkursi për pozitën e zv.drejtorit të QKMF-së në Skenderaj
Artikulli i rradhës Përgjumja gjatë ditës mund të jetë një shenjë e rrezikut të lartë për zhvillimin e dementias

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.