Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Pos QKUK-së, po forcojmë edhe spitalet regjionale

Lajme 13/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është bërë një plan për vlerësimin e pajisjeve të vjetra në spitalet regjionale, pos QKUK-së dhe Ortopedisë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se në bazë të këtij vlerësimi është planifikuar edhe buxheti për vitin 2025.

“Në Ortopedi do të blihen pajisje të reja të cilat do t’i përgjigjen kohës së veprimit për shërbime cilësore. Është duke u përfunduar edhe plani i veprimit të studimit të fizibilitetit për nevojat e ndërhyrjes me pajisje për secilin spital regjional dhe QKUK të cilat kapin shifrën e 40 milionë eurove. Jemi në fazat e fundit për një kredi të butë nga Banka Zhvillimore Evropiane, pa marr parasysh edhe investimet e përditshme që i bëjmë në aparatura”.

Vitia tha se për dallim nga vitet e kaluara, në buxhetin e vitit 2025, fokus të veçantë ka intervenimi infrastrukturor dhe vlerësimi i pajisjeve të reja në spitalet regjionale.

“Deri tani, për shumë vjet ka ndodhur që shumica e pacientëve për mungesë të këtyre aparaturave të referohen në QKUK, pasi që shumica e shërbimeve dhe investime janë bërë aty dhe fluksi nga spitalet regjionale e ka bërë të pamundur ofrimin në kohë të shumë pacientëve. Jemi duke forcuar spitalet regjionale në mënyrë që pacientët së pari shërbimin ta marrin afër spitaleve që kanë, të jetë aq cilësor si në QKUK dhe kjo do të ndikojë në uljen e listës së pritjes në disa prej profileve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe më afër pacientëve ku ata kanë nevojë”, tha ministri.

Artikulli paraprakAksident mes një kamioni dhe veture në rrugën Prishtinë – Podujevë
Artikulli i rradhës Vitia: Në mes të dhjetorit pritet të fillojë shërbimi i IVF-it në QKUK

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.