Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Në mes të dhjetorit pritet të fillojë shërbimi i IVF-it në QKUK

Lajme 13/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se në mes të dhjetorit pritet të filloj shërbimi i frytnimit të asistuar mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Ministri Vitia në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se shërbimi i IVF-it pritet të fillojë deri në mesin e dhjetorit, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

“Në fillim të dhjetorit do të filloj ky shërbim. Përveç pjesës së aparaturave dhe procedurës, aty nevojiten edhe barna të caktuara të cilat në bashkëpunim me Komitetin Kyq ato janë futur tashmë dhe kanë filluar procedurat për sigurimin e këtyre barnave. Deri në mes të dhjetorit pritet që ky shërbim kaq I nevojshëm të ofrohet pa kosto në dy procedurat e para”, ka deklaruar Vitia.

Vitia ka folur më gjerësisht për këtë çështje ku ka thënë se prioritet për të ka qenë paraprakisht miratimi i Ligjit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor në Kuvendin e Kosovës, për të siguruar sipas tij shërbim kualitativ sidomos në sektorin privat për të evituar shkeljet, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne kemi një udhëzim administrative në fuqi I bërë nga ish-ministri Agani, i cili nuk e rregullon në asnjë mënyrë këtë çështje. Nuk mund të kemi sanksione me këtë UA. Në vitet e kaluara ka pasur një aksion nga Inspektorati ku baza ligjore e munguar ka bërë që të mos merret asnjë masë. Mirëpo ky UA nuk ndalon të gjitha ato që ne po mundohemi ta bëjmë për secilën grua. Në këtë drejtim ne mund ta funksionalizojmë me këtë UA. Unë nuk e kam hallin tek shërbimet publike sepse janë të monitoruar mirë. Por e kam hallin në sektorin privat që mund të vazhdojë e njëjta sikurse ka vazhduar më herët dhe të mos mund të bëjmë sanksionime. Kurse me ligj do të mundemi”, ka deklaruar Vitia.

“UA nuk na mundëson monitorim dhe sanksionim për shkelje potenciale të cilat mund të ndodhin, pa aluduar që po ndodhin”, ka thënë ai.

Përveç IVF, Vitia ka thënë se do të jetë edhe laboratori citogjenetik ku gratë do të kenë mundësi që të bëjnë amniocentezën për të detektuar anomalitë gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVitia: Pos QKUK-së, po forcojmë edhe spitalet regjionale
Artikulli i rradhës Fëmijës 11 vjeçar i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.