Kolesteroli është një substancë yndyrore thelbësore e prodhuar nga mëlçia dhe konsumohet në ushqim. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës.
Një studim i ri sugjeron se tek njerëzit e moshuar, nivelet e luhatshme të kolesterolit mund të rrisin rrezikun e demencës shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit sugjerojnë se gjurmimi vjetor i kolesterolit mund të përdoret për të vlerësuar rrezikun e demencës dhe rënies njohëse tek të moshuarit.
Kolesteroli i lartë mund të zhvillohet si rezultat i faktorëve të dietës dhe mënyrës së jetesës, por mund të jetë gjithashtu rezultat i gjenetikës, kushteve të caktuara shëndetësore dhe disa ilaçeve.
Dr. Emer MacSweeney, neuroradiologe konsulente e cila nuk ishte e përfshirë në këtë hulumtim, shpjegoi pse ndryshime të tilla mund të kenë atë efekt.
Ajo tha për Medical News Today se:
“Luhatjet e kolesterolit, veçanërisht në kolesterolin LDL, mund të rrisin rrezikun e demencës për shkak të ndikimit të tyre të mundshëm në stabilitetin e pllakës aterosklerotike. Destabilizimi i pllakës mund të çojë në rritjen e rrezikut të këputjes së pllakës dhe rrjedhjes së kufizuar të gjakut, gjë që ndikon në funksionin e trurit”. /Gazeta Shneta/


