Rreth 12.2 milionë goditje të reja në tru diagnostikohen çdo vit.
Një në katër të mbijetuar nga goditjet në tru do të përjetojnë një goditje tjetër shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Të mbijetuarit e goditjes në tru janë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të problemeve të mëdha të zemrës, siç është sulmi në zemër.
Një studim i ri thotë se medikamentet e diabetit të tipit 2, agonistët e GLP-1 dhe frenuesit SGLT2 mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për goditje në tru të mëvonshme tek personat që kanë mbijetuar herën e parë, sulm në zemër ose vdekje, krahasuar me ata që nuk i morën këto ilaçe.
Sipas Shoqatës Botërore të Strokut, një në katër të rritur mbi moshën 25 vjeç do të pësojë një goditje në tru gjatë jetës së tyre dhe ka rreth 12.2 milionë goditje të reja të diagnostikuara çdo vit.
Studimet e kaluara tregojnë se të mbijetuarit nga goditjet në tru mund të ulin rrezikun dytësor të goditjes dhe sulmit në zemër përmes ndryshimeve të stilit të jetesës – të tilla si lëvizja, ngrënia e një diete të shëndetshme dhe mos pirja e duhanit.
Përfitimet e mundshme të këtyre barnave për parandalimin e goditjeve në tru lidhen me ndikimin e tyre në faktorët kryesorë të rrezikut kardiovaskular si ulja e presionit të gjakut, përmirësimi i niveleve të kolesterolit si dhe kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak.
Përdorimi i barnave të agonistve e GLP-1, ndihmon gjithashtu në uljen e grumbullimit të pllakave të gjakut, çka mund të ulet rreziku i një goditjeje të dytë. /Gazeta Shneta/


