Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mikrobiologu klinik nga NHS shpjegon pse nuk duhet të puthni kurrë një foshnje të porsalindur

Jetë 25/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Karan Raj, kirurg i NHS, së fundmi realizoi një video në TikTok duke paralajmëruar njerëzit për rreziqet e puthjes së një bebe.

Në fund të vitit të kaluar, një shoqatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar e quajtur “The Lullaby Trust”, publikoi rezultatin e një sondazhi i cili zbuloi se 54% e prindërve të rinj dhe në pritje të fëmijës do t’i lejonin miqtë dhe familjen të puthnin foshnjën e tyre të porsalindur, të pavetëdijshëm për rrezikun e një infeksioni serioz.

Por pse është kaq e rrezikshme të puthësh një të porsalindur?

Sistemi imunitar i foshnjës nuk është plotësisht i zhvilluar kur lind, kështu që rreziku i tyre për të kapur një infeksion serioz është shumë më i lartë, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Për tre muajt e parë apo më shumë, sistemi imunitar i foshnjës ka më pak qeliza imune të lindura që luftojnë infeksionin, si neutrofilet dhe monocitet, krahasuar me të rriturit, që do të thotë se infeksionet që shkaktojnë simptoma të lehta tek të rriturit mund të jenë kërcënuese për jetën e foshnjave.

Infeksioni me virusin herpes është një shembull i tillë. Tek të rriturit, herpesi shkakton plagë të ftohta, por foshnjat mund të sëmuren shumë shpejt pasi të kapin virusin. Nëse herpesi prek vetëm sytë, gojën ose lëkurën e foshnjës, shumica do të shërohen pas trajtimit antiviral. Por nëse virusi bëhet sistemik dhe prek organet e foshnjës, infeksioni është shumë më serioz dhe mund të jetë edhe vdekjeprurës. Sa më i vogël të jetë fëmija aq më i prekshëm është ndaj infeksionit nga herpesi, veçanërisht në katër javët e para pas lindjes.

Foshnjat e porsalindura janë gjithashtu më të prekshme ndaj baktereve infektive sesa fëmijët e rritur dhe janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve me patogjenë ndërqelizor (baktere që mund të hyjnë dhe të mbijetojnë brenda qelizave të organizmit pritës), siç janë streptokokët e grupit B (GBS).

Këto baktere shpesh jetojnë në traktin gastrointestinal dhe gjenital të nikoqirit pa shkaktuar sëmundje. Infeksionet GBS tek foshnjat shkaktojnë sepsë, pneumoni, meningjit dhe infeksione të gjakut.

Foshnjat janë gjithashtu të ndjeshme ndaj infeksioneve nga shtamet E coli që nuk janë të dëmshme për të rriturit, duke u shkaktuar atyre pneumoni, meningjit dhe sepsë, të cilat të gjitha mund të kenë rezultate serioze.

Duke treguar dashuri – në mënyrë të sigurt

Prindërit e foshnjave të vogla nuk duhet të ndihen të pakëndshëm kur u kërkojnë vizitorëve që të shmangin puthjen ose prekjen e fëmijës së tyre. Nëse vizitori kujdeset vërtet për mirëqenien e foshnjës, ai nuk duhet të ndihet i ofenduar nga kërkesa. Dhe prindërit nuk duhet të mendojnë se po reagojnë tepër. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShkrepje me armë zjarri në Prishtinë, ka të lënduar
Artikulli i rradhës Rikthehet shërbimi ESWL për trajtimin e gurëve në veshka në Klinikën e Urologjisë së QKUK-së

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.