Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikojnë faktorët si alkooli dhe kafeina në shanset për ngjizje të shtatzënisë

Jetë 26/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e fundit e botuar në ‘Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica’, nuk gjeti asnjë lidhje midis konsumit të kafeinës nga gratë dhe shtatzënisë ose shkallës së lindjeve të gjalla pas trajtimeve të fertilitetit.

Mirëpo konsumi i alkoolit nga gratë u shoqërua me uljen e shkallës së shtatzënisë pas trajtimeve kur konsumi javor ishte më i madh se 84 g (afërsisht 7 pije standarde), shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Gjithashtu, konsumimi i alkoolit nga meshkujt u shoqërua me ulje të shkallës së lindjeve të fëmijës pas trajtimeve të fertilitetit tek gratë kur konsumi javor ishte më i madh se 84 g.

Analiza përfshinte të gjitha studimet përkatëse të publikuara para korrikut 2022. Janë përfshirë gjithsej 7 studime mbi konsumin e kafeinës dhe 9 studime mbi konsumimin e alkoolit, me një total prej 26,922 grave dhe/ose bashkëshortëve të tyre që iu nënshtruan trajtimit të fertilitetit.

Krahasuar me abstenuesit, mundësia për të arritur një shtatzëni pas trajtimit të fertilitetit u ul me 7% për gratë që konsumonin 84 g alkool në javë dhe mundësia e partnerëve për të arritur një lindje të fëmijës u ul me 9% për burrat që konsumonin 84 g alkool në javë.

“Çiftet duhet të jenë të vetëdijshme se disa faktorë të modifikueshëm të stilit të jetesës si zakonet e pirjes mund të ndikojnë në rezultatet e trajtimit të tyre të fertilitetit.

Por se si këta faktorë ndikojnë në sistemin riprodhues ende ka nevojë për më shumë kërkime për të sqaruar,” tha autori përkatës, Dr. Yufeng Li, nga Spitali Tongji, në Kinë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPagjakësia si pasojë e çrregullimeve menstruale: Simptomat, trajtimi dhe komplikimet
Artikulli i rradhës Arrestohen 7 persona në Lipjan, u rrahen mes vete pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale, dy nga ta përfunduan në QKUK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.