“Jepi zë” sot në orët e mëngjesit raportoi se Emergjenca e QKMF-së është thirrur në gatishmëri.
Burimet e “Jepi zë” marrin vesh se kjo u bë me kërkesë të Policisë së Kosovës për shkak të ngjarjeve në Veri.
Sipas një punënojësi të Emergjencës ata janë urdhëruar të mos e pranojnë asnjë pacient por të përgatiten për intervenim në rast nevoje ndërsa qytetarët që kërkojnë shërbime të udhëzohen në pjesën tjetër tek mjekët familjarë.
Ai ka treguar se me të marrë këtë urdhër ata nga mëngjesi kanë thirrur gjithë stafin teknik dhe mjekët e Emergjencës të lajmërohen në punë.
Poashtu nga mëngjesi edhe autoambulncat po qëndrojnë të ndezura dhe të gatshme për intervenim në rast nevoje./ Jepi zë


