Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundje misterioze në Kongo ka shkaktuar dhjetëra viktima, raportojnë autoritetet shëndetësore

Jetë 07/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një sëmundje e paidentifikuar ka vrarë 79 persona dhe ka prekur 376 të tjerë në Republikën Demokratike të Kongos, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Publike, Higjienës dhe Sigurisë Sociale të vendit.

Sipas një deklarate të ministrisë, sëmundja është shfaqur në provincën Kwango në jugperëndim të Kongos dhe ka simptoma të ngjashme me gripin, përfshirë temperaturë, dhimbje koke, bllokim hundësh, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe anemi, shkruan NBC News, transmeton Gazeta Shneta.

Autoritetet lokale raportojnë se numri i viktimave mund të jetë deri në 143.
Ministria ka kërkuar që trupat e atyre që kanë ndërruar jetë nga simptoma të ngjashme të trajtohen vetëm nga autoritetet shëndetësore të autorizuara. Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje për raportimin e sëmundjeve të dyshimta ose vdekjeve të pazakonta, duke këshilluar shmangien e grumbullimeve masive dhe respektimin e rregullave bazë të higjienës, si larja e duarve me sapun dhe ujë.

Një ekip i emergjencës shëndetësore është dërguar në rajon për të hetuar situatën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se është në dijeni të raportimeve dhe po punon me autoritetet lokale. Një ekip është nisur në zonën e largët për të mbledhur mostra për hetime laboratorike.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), të cilat kanë një zyrë në Kongo, kanë bërë të ditur se po ofrojnë ndihmë teknike për një ekip të shpejtë reagimi të organizuar nga qendra lokale e emergjencave./ Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSëmundjet autoimune të panjohura: Çfarë janë dhe si ndikojnë
Artikulli i rradhës Sëmundjet e tretjes: Nga simptomat te diagnostifikimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.