Një studim i ri lidh konsumimin e më shumë proteinave bimore me një rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit shqyrtuan ndikimin e mundshëm që konsumimi i llojeve të ndryshme të proteinave mund të ketë në shëndetin e zemrës. Ata ishin të interesuar në raportin e proteinave bimore krahasuar me ato të kafshëve dhe pasojat e mundshme për shëndetin afatgjatë, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i kryer nga shkencëtarët në Harvard T.H. Chan School of Public Health tregon se konsumimi i një raporti më të lartë të proteinave bimore në krahasim me proteinat e kafshëve mund të çojë në një reduktim të sëmundjeve të zemrës koronare (CHD) dhe sëmundjeve kardiovaskulare (CVD).
Përderisa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, hulumtuesit po shqyrtojnë mënyra për ta ulur këtë numër. Ndërkohë që mjekimet dhe ndërhyrjet teknologjike ndihmojnë, dieta mbetet një pikë e rëndësishme për ata që duan të parandalojnë sëmundjet e zemrës ose përmirësojnë shëndetin pas diagnostikimit.
Studimi 30-vjeçar i botuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë proteina bimore zakonisht kanë nivele më të ulëta të sëmundjeve të zemrës koronare dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Ata që kishin raportin më të lartë të proteinave bimore në krahasim me ato të kafshëve kishin një rrezik 19% më të ulët për CVD dhe 27% më të ulët për CHD./ Gazeta Shneta/


