Drejtori mjekësor i Spitalit të Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”, Gëzim Berisha, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij
“Jepi zë” merr vesh se pas aplikimit të tij për poziten e drejtorit në spital, Laura Nushi, e cila ushtron detyrën e drejtoreshës së përkohshme, e kuptoi këtë veprim si një tentativë për t’i zënë vendin e saj.
Kjo ka shkaktuar një përkeqësim të marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe, si pasojë, Gëzim Berisha ka vendosur të shkëputë bashkëpunimin.
Duket se Berisha, për shkak të mospajtimeve dhe tensioneve të krijuara në ambientin e punës, e ka gjetur të pamundur të vazhdojë detyrën e tij si drejtor mjekësor, shkruan Jepi zë
Pas analizës së situatës, ai ka ofruar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ishte më mirë për funksionimin e spitalit dhe për mbarëvajtjen e shërbimeve mjekësore që ai të largohej nga posti.




