Këtë të shtunë, 14 dhjetor, në Prishtinë do të mbahet trajnimi për ‘Ekokardiografinë Fetale’ udhëhequr dhe organizuar nga Prof. Dr. Ramush Bejiqi dhe SonoKos.
Ky trajnim 1-ditor me pjesë praktike mëton të shpërndajë përvojën e Prof. Bejiqit në diagnostikimin ultrasonografik të problemeve kardiologjike fetale.
Pjesa teorike dhe praktike e trajnimit do t’iu ofrojnë pjesëmarrësve njohuri të reja rreth kësaj lëmie të rëndësishme. Gjinekologët, neonatologët dhe pediatrit do të kenë mundësi të mësojnë për protokollet e fundit të ekzaminimit ekokardiografik fetal.
Për regjistrim shkruani në: [email protected]. Ky trajnim është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
https://www.facebook.com/share/18Eo9PuH8Y/




