Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore

Lajme 19/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri.

I shoqëruar nga Kryetari i Vushtrrisë, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ka punuar më shumë njerëz që ta përgatis një program sa më të prekshëm dhe sa më të duhur për qytetarët e Kosovës.

“Që sa vite flasim për sigurimet shëndetësore. Njerëzit nuk i kanë sigurimet shëndetësore. Nuk i ka policia, nuk i ka ushtria, nuk i ka arsimi, nuk e ka vetë shëndetësia dhe nuk i kanë shtresat shoqërore. Duhet me ndodhë funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Përveç kësaj, digjitalizimi i shëndetësisë, që nënkupton një ndërlidhje prej kontrollave ambulantore, deri te kontrollet specialistike. Krijimi i databazës për pacientin prej ambulantave deri në spitale specialistike, që kur të shkojë një pacient te mjeku, ai e ka komplet historikun e vet. Kam me e dyfishu, minimumi kam me e dyfishu buxhetin për barna”, ka thënë Hamza, raporton EO.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka premtuar se do ta bëjë edhe Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën.

“Sëmundjet që nuk presin, sulmet e ndryshme, aksidentet, plagosjet… nuk mundet pacienti me prit, nuk ka afat ai me shku me transport deri në Prishtinë. Kjo duhet me u bë në regjionet e Kosovës”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar edhe rritje të pagave në shkallë prej 50 % për personelin shëndetësor, duke u zotuar se këtë do ta bëjë në fillim të mandatit të tij qeverisës.

Artikulli paraprakHaradinaj takon sindikalistët e Shëndetësisë: Ikja e mjekëve ndalet vetëm me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave
Artikulli i rradhës Si ndikojnë barnat e sklerozës së shumëfishtë në shtatzëni?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.