Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Protesta për sigurinë e fëmijëve në Tiranë

Lajme 20/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Protesta e thirrur nga qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile është organizuar pas vrasjes së një 14-vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij, pranë ambienteve të një shkolle në Tiranë një muaj më parë.

Në Tiranë është organizuar sërish një protestë me moton “Siguri për fëmijët”, me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve.

Protesta e thirrur nga qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile është organizuar pas vrasjes së një 14-vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij, pranë ambienteve të një shkolle në Tiranë një muaj më parë.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht pranë Shkollës Nëntëvjeçare “Fan Noli” në Tiranë dhe kanë marshuar drejt selisë së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas organizatorëve, protesta organizohet për të kërkuar nga institucionet më shumë “mbrojtje të jetës, fëmijëve dhe familjeve”.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, “Mbroni fëmijët, siguri dhe arsim cilësor”, “Shkolla strehë e sigurt, jo fushëbetejë”, “Arsim i cunguar është i barabartë me diktaturë të garantuar” dhe të tjera.

Në protestat e ngjashme të organizuara në javët e fundit është kërkuar gjithashtu edhe shtimi i buxhetit për arsimin në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), heqja e celularëve në orët e mësimit, rritja e sigurisë në shkolla dhe rritja e numrit të psikologëve në shkolla.

Gjithashtu, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Më 18 nëntor, pas një konflikti mes disa të miturve pranë një shkolle mbeti i vrarë me thikë një nxënës 14-vjeçar dhe një tjetër u plagos.

Kjo ngjarje shkaktoi reagime të organizatave të shoqërisë civile, partive politike dhe prindërve, si dhe protesta në lidhje me sigurinë në shkolla dhe ambientet përreth tyre.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi nisjen e një konsultimi dhe këshillimi publik me komunitetet e prindërve në të gjitha shkollat e vendit, lidhur me bllokimin e plotë ose kufizimit të rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat.

Nisma në fjalë vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij dhe pas rasteve të ndryshme të ekspozimit online të konflikteve mes të miturve. /TRTBalkanAlbania

Artikulli paraprakTragjedi në Zagreb – Nxënësi ther me thikë mësuesin e 6 nxënës, vdes njëri prej tyre
Artikulli i rradhës Shkon në 45.206 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.