Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar për hapjen e konkursit të ri për Shkollim Specialistik.
Bordi i Shkollimit Specialistik (BShS), ka theksuar se në raport me nevojat dhe prioritetet në vend, duke u bazuar në kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore, i ka propozuar ministrit të Shëndetësisë, shpalljen e konkursit për shkollim specialistik për doktorët e mjekësisë (MD), doktorët e stomatologjisë (Dr Dent) dhe magjistrat e farmacisë (Mr Ph).
Ky konkurs është i dedikuar për institucionet publike shëndetësore dytësore dhe tretësore si dhe është i bazuar në nevojat dhe kërkesat përkitazi lëmive prioritare si dhe të financuara nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, informacionet shtesë për konkursin gjenden në ueb-faqen e MSh-së. /Gazeta Shneta/




