Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Litiumi si një terapi shpresëdhënëse në trajtimin e simptomave të lidhura me autizmin

Jetë 26/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një zbulim ka nxjerrë në pah litiumin—një ilaç që është përdorur prej kohësh për trajtimin e çrregullimit bipolar dhe depresionit—si një terapi të mundshme për çrregullimin e spektrit të autizmit (ASD).

Ky kërkim, i kryer nga një ekip në Qendrën për Çrregullime Sinaptike të Trurit në Institutin për Shkencë Bazike (IBS), i udhëhequr nga drejtori Kim Eunjoon, tregon se litiumi mund të rikthejë funksionin e trurit dhe të lehtësojë simptomat e sjelljes në modelet e kafshëve me ASD që shkaktohen nga mutacionet në gjenin Dyrk1a, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

ASD është një çrregullim neuro-zhvillimorë që prek 2.8% të popullsisë globale dhe karakterizohet nga mangësi sociale, sjellje repetitive, sfida intelektuale dhe ankthi.

Pasi ASD ka një ngarkesë të rëndë jo vetëm për pacientët, por edhe për familjet e tyre dhe shoqërinë në tërësi, duhet të zhvillohen metoda të reja terapeutike për të trajtuar simptomat kryesore të ASD. Pavarësisht prevalencës së saj, nuk ka trajtime apo masa parandalimi për ASD.

Ndër faktorët e shumtë gjenetikë që rrisin rrezikun për ASD, mutacionet në Dyrk1a janë veçanërisht të rëndësishme, duke çuar në kushte si sindroma Dyrk1a.

Kur ilaçi litium u administrua në miu mutant, rezultatet ishin të jashtëzakonshme. Litiumi normalizoi madhësinë e trurit, riktheu strukturën dhe funksionin e neuroneve eksitatorë, dhe përmirësoi ndjeshëm sjelljet që lidhen me ankthin dhe ndërveprimin shoqëror. Edhe më premtuese, efektet e këtij trajtimi afatshkurtër zgjatën deri në moshën e rritur, duke sugjeruar se litiumi mund të ketë përfitime afatgjata duke mundësuar rikuperimin struktural dhe funksional në tru.

Drejtori Kim Eunjoon theksoi ndikimin potencial të këtyre gjetjeve, duke deklaruar: “Kërkimi ynë tregon se litiumi, një ilaç që përdoret gjerësisht për çrregullimin bipolar, mund të shërbejë gjithashtu si trajtim për ASD. Fakti që efektet e tij vazhdojnë edhe pasi përfundon trajtimi thekson rëndësinë e ndërhyrjes së hershme gjatë periudhave zhvillimore kritike.”

Ky studim, i publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”, më 5 dhjetor, jo vetëm që hap rrugën për qasje të reja terapeutike për ASD, por gjithashtu thekson rëndësinë kritike të diagnozës dhe ndërhyrjes së hershme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndryshon barku juaj gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.