Është ndarë nga jeta, Mr.sci. Bujar Domi, specialist i Biokimisë Klinike dhe anëtar i rregullt i Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovës.
Lajmi i hidhur u bë i ditur nga Shoqata e Biokimistëve Klinik të Kosovës, të cilët në një postim në Facebook shprehën ngushëllime për familje, miqtë dhe kolegët e tij.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Mr.sci. Bujar Domi, specialist i Biokimisë Klinike dhe anëtar i rregullt i Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovës. Mr.sci. Bujar Domi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Ngushëllimet tona më të sinqerta i shprehim familjes, miqve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në postim. /Gazeta Shneta/



