Lodhja që vie nga mungesa e gjumit janë probleme të zakonshme në mesin e njerëzve, thotë Fondacioni Kombëtar rreth Gjumit (NSF).
Pushimi i pamjaftueshëm mund të çojë në probleme individuale të humorit dhe shëndetit, si dhe ulje të produktivitetit të punës, gjë që e shtrin problemin tek ekipet e vendit të punës, menaxherët dhe punëdhënësit, raporton Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Rreth 60% e të rriturve të anketuar raportuan ndikime negative të gjumit joadekuat; 70% e tyre thanë se mos marrja e gjumit cilësor dëmton nivelin e tyre të përgjithshëm të produktivitetit të punës, sipas rezultateve të sondazhit të fundit.
Në fakt, të dhënat nga sondazhi i Fondacionit Kombëtar rreth Gjumit tregojnë se 2/3 e pjesëmarrësve thanë se kanë vështirësi të përballojnë ngarkesën e tyre të punës dhe të shmangin gabimet kur kanë pasur pushim të kompromentuar.
Cilësia e gjumit ndikon jo vetëm në shëndetin personal të një individi, por edhe në performancën, cilësinë dhe produktivitetin e tyre të punës.
“Nëse një organizatë punëson 20 persona apo 200,000, duke u fokusuar në shëndetin dhe sigurinë e gjumit në komunitetin e tyre të kolegëve mund të përfitojë performancën dhe produktivitetin në punë dhe në jetën e përditshme,” tha Dr. Joseph Dzierzeëski, zëvendës president i Fondacionit Kombëtar rreth Gjumit.
“Mbi 50% e njerëzve treguan se gjumi i dobët ka një ndikim negativ në produktivitetin e tyre të përgjithshëm të punës, duke përfshirë orët e nevojshme të punës, mosbërjen e gabimeve në punë dhe aftësinë për të ndërvepruar siç duhet me të tjerët në punë.
Ndërsa shumë kërkime kanë shqyrtuar pasojat negative të shëndetit të dobët të gjumit, të tilla si ndryshimet e humorit, vështirësitë njohëse dhe shqetësimet e shëndetit fizik, thonë autorët e raportit, dihet më pak për efektet negative të gjumit të pamjaftueshëm në vendin e punës dhe funksionimin e punonjësve. /Gazeta Shneta/


