Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni atë

Jetë 20/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proceset që ndodhin në sistemin nervor qendror, për ADN-në dhe qelizat e kuqe të gjakut. Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë vetë atë, ju duhet ta merrni nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve në rast mungese. Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?

Sipas AgroWeb tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.

Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.

Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:

  1. Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.
  2. Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
  3. Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.

Simptomat e mungesës së B12

Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:

  • Lodhja
  • Lëkura e zbehtë
  • Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik
  • Buzët e thata
  • Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:
  • Marramendje
  • Dëmtimi i kujtesës
  • Dhimbje koke
  • Vështirësi në ecje

Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.

Parandalimi

Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:

  • Mëlçi viçi të ziera
  • Peshk si salmoni apo ai ton
  • Produktet e qumështit si kosi dhe djathi
  • Vezët
  • Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit

B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore.

Artikulli paraprakRrjetet sociale për fëmijët: Si të përdorin teknologjinë
Artikulli i rradhës Përdorimi i ketaminës është në rritje në SHBA

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.