Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

Jetë 21/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet shkencore mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit.

Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.

Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.

Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.

Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani.

Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.

Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.

Stresi shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë

Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë.

Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.

Sjellja e mjekvë ndaj pacientëve ka rëndësi

Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve.

Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimisëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë.

Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.

Cilat janë problemet që shkakton stresi tek sytë

Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.

Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon tek shëndeti i syve AgroËeb.org i sjell më poshtë:

Humbje të shikimi periferik;

Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;

Kontraktime të syve;

Përtharje ose lagështi të tepërt tek sytë;

Shikim të mjegulluar

Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.

Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.

Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek okulist./AgroWeb.org

Artikulli paraprakNë Spitalin e Përgjithshëm në Prizren gjatë vitit 2024 u aktivizuan tri shërbime të reja
Artikulli i rradhës Bëhen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.