Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Reuters” shkruan për ndotjen e ajrit dhe punëtorin e KEK-ut që vdiq në Kosovë, mjeku: Shkalla e kancerit është më shumë se dyfishuar në Obiliq

Lajme 23/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për ajrin e ndotur në rajon, duke e nisur artikullin me Shemsi Garën nga Kosova, i cili për 30 vjet kishte punuar në minierë qymyri dhe vdiq nga kanceri në mushkëri.

Jeta në shtëpi nuk ishte shumë më e mirë për të, shkruan mediumi i madh ndërkombëtar: termocentralet që furnizon miniera derdhnin vazhdimisht tym mbi fshatin e tij. Gara vdiq të dielën në moshën 55-vjeçare, pas tre vjet trajtimi pa arritur ta kontrollonte kancerin në mushkëri. Në ditët e tij të fundit, i paaftë për të ecur, ai shtrihej në një divan në shtëpi, i rraskapitur dhe me dhimbje, ndërsa një makinë pomponte oksigjen në trupin e tij që po vdiste.

“Vazhdova t’i thosha se doja ta ndihmoja, por nuk munda”, tha bashkëshortja e tij Xhejlanja, e cila mbajti zi në dhomën e saj me miq të mërkurën. “Ai do të thoshte ‘Vetëm Zoti e di dhimbjen që kam’”.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës po lëviz për ta reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ndotja në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet e lartë për shkak të ngrohjes së shtëpive, impianteve të vjetëruara të qymyrit, makinave të vjetra dhe mungesës së parave për ta trajtuar problemin.

Qytetet relativisht të vogla, si kryeqyteti i Serbisë, Beogradi dhe kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, shpesh kanë kryesuar listat e përditshme të ndotjes globale, sipas faqeve të internetit që ndjekin cilësinë e ajrit në mbarë botën.

Kjo ka ndikime të kushtueshme shëndetësore dhe gjithashtu mund t’i rrezikojë perspektivat e këtyre vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i cili ka standarde më të rrepta të emetimeve.

“Nuk ka burime në rajon për reduktimin e ndotjes së ajrit”, tha Mirko Popoviq, drejtor i Institutit Rregullator të Energjisë së Rinovueshme dhe Mjedisit në Beograd.

Në BE, emetimet neto të gazeve serrë kanë rënë me rreth 40% që nga viti 1990, të nxitura nga përqafimi i energjisë së rinovueshme, tha një raport i Komisionit Europian në nëntor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar t’i reduktojnë emetimet e karbonit, por vështirësitë ekonomike e kanë ngadalësuar progresin.

Kosova, një nga vendet më të varfra të Europës, gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri. Banka Botërore vlerëson se një kalim në një ekonomi pa qymyr do të kushtojë 4.5 miliardë euro.

SMOGU

Ndikimi i ndotjes është i qartë në të gjithë rajonin, veçanërisht në dimër.

Smogu ka mbuluar Beogradin këtë javë, ndërsa Sarajeva ndodhet në një luginë që vepron si një kurth ndotjeje. Cilësia e ajrit të kryeqytetit boshnjak u klasifikua si “i rrezikshëm” të martën, më i keqi në botë, sipas IQAir, i cili gjurmon nivelet e ndotjes.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, vendasit që mbajnë maska ​​shpesh humbasin nga sytë malet e afërta të mbuluara me borë për ditë të tëra.

Shkalla e vdekjeve që i atribuohet ndotjes së ambientit është relativisht e lartë – 114 për 100,000 njerëz në Bosnje dhe rreth 100 në Serbi dhe Mal të Zi, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, krahasuar me vetëm 45 në Gjermani dhe 29 në Francë.

Gara u varros të hënën në Obiliq, jashtë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Nga varri, pjesmarrësit në ceremoninë e varrimit mund të dëgjonin zhurmën e një rripi transportieri aty pranë që transportonte qymyr nga miniera në termocentrale.

Mjeku i Garës, Haki Jashari, fajin për kancerin e Garës ua lë viteve të tij në minierën e qymyrit dhe termocentralet ndotëse.

Shkalla e kancerit është më shumë se dyfishuar në Obiliq gjatë dy viteve të fundit, tha Jashari – rezultat, shtoi ai, i një gjenerate të ekspozuar ndaj ndotësve. Ai pret që situata do të përkeqësohet.

Ministria e Energjisë e Kosovës i tha Reuters se është e angazhuar për reduktimin e emetimeve dhe po investon në projektet e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e termocentraleve ekzistuese.

Jashari dëshiron vetëm që të ishte bërë më shpejt.

“Ata do t’i kishin mbyllur termocentralet nëse ne do të ishim pjesë e BE-së. Është e papranueshme.”

Artikulli paraprakFDA miraton një spray të ri nazal për trajtimin e depresionit të rëndë
Artikulli i rradhës Institucionet shëndetësore me orare të ndryshme të punës, Rregullorja e Qeverisë ende pa zbatim

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.