Në vitin 2024, autoritetet franceze sekuestruan një sasi rekord prej 13 tonësh sticks mjaltë të përzier me ilaçe për disfunksionin erektil.
Doganat franceze kanë ngritur alarmin për një substancë të paligjshme që po qarkullon në vend në sasi rekord: “mjalti për ereksion”, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Ky produkt, i paketuar në formë stick-u përmban një përzierje mjalti dhe ilaçesh të ngjashme me Viagrën dhe shitet ilegalisht në disa klube nate për disa euro. Në kontekstin farmaceutik, “stick” është një formë paketimi e cila zakonisht përmban doza të individualizuara të një substance të caktuar, që mund të jetë një produkt farmaceutik, ushqimor ose kozmetik.
Sipas autoriteteve doganore franceze, kjo mjaltë shitet për konsum “festiv”, por në të vërtetë është shumë e rrezikshme.
Kjo për shkak se përmban substanca si sildenafil ose tadalafil, të cilat përdoren për trajtimin e disfunksionit erektil, por mund të shkaktojnë efekte anësore kur kombinohen me alkool ose ilaçe për tensionin e gjakut.
Dogana paralajmëron se këta sticks mjalte “mund të duken të padëmshëm ose, në rastin e mjaltit, të besueshëm, por në fakt janë të rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve”.
Pavarësisht rreziqeve për shëndetin, duket se ky produkt ka fituar popullaritet vitet e fundit. Në vitin 2023, autoritetet franceze sekuestruan 131 raste të “mjaltit për ereksion”, një rritje e madhe krahasuar me 18 raste në vitin 2019.
Sipas autoriteteve, kjo mjaltë zakonisht vjen nga Malajzia, Turqia, Tunizia ose Tajlanda. /Gazeta Shneta/




