Një raport i ri sugjeron se pirja e ujit të gazuar mund të rrisë metabolizmin tuaj mjaftueshëm për të ndikuar në humbjen e peshës.
Uji me gaz është gjetur se ndihmon në uljen e niveleve të glukozës, duke luajtur një rol, edhe pse të vogël, në humbjen e peshës, sipas gjetjeve të publikuara në “BMJ Nutrition, Prevention & Health” nga Dr. Akira Takahashi nga Spitali i Neurokirurgjisë Tesseikai në Japonisë.
Autori i raportit theksoi, megjithatë, se një dietë e balancuar dhe aktiviteti fizik mbeten çelës për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Takahashi hulumtoi procesin e tretjes së ushqimit përmes marrjes së ujit të gazuar dhe e krahasoi atë me dializën e gjakut, një trajtim përmes të cilit gjaku filtrohet nëpërmjet veshkave.
Aftësia e trupit për të absorbuar ujin me gaz përmes membranës së stomakut mund të çojë në alkalinizimin e CO2 të përmbajtur në ujë.
Ky mekanizëm mund të çojë në një shtim të metabolizmit dhe të përshpejtojë absorbimin e glukozës, sipas autorit të raportit, duke nxitur indirekt humbjen e peshës.
Megjithatë, kjo nuk është një rrugë mrekullie për të arritur një trup më të dobët.
“Sipas kësaj ulje të vogël të glukozës, ndikimi i CO2 në ujin me gaz nuk është një zgjidhje e vetme për humbjen e peshës. Dieta e balancuar dhe aktiviteti fizik mbeten komponentët kyç për menaxhimin e qëndrueshëm të peshës”, tha Takahashi.
Kritika ndaj gjetjeve
Takahashi gjithashtu vuri në dukje se uji me gaz mund të ketë efekte të padëshiruara në sistemin tretës, si fryrje, gazra ose çrregullime të tretjes, veçanërisht për individët e ndjeshëm ose ata me kushte ekzistuese të traktit të tretjes.
“Kjo është një raport teorik i shkurtër pa të dhëna eksperimentale për të mbështetur pretendimin që pijet me gaz mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Jam skeptik ndaj mekanizmit të pretenduar,” tha Keith Frayn, profesor në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet për studimin.
Frayn, i cili nuk mori pjesë në studim, shtoi se ndikimi i mundshëm në glukozën e gjakut “nuk do të çojë domosdoshmërisht në humbjen e peshës, qoftë dhe minimalisht”.
“Po të vërtetohej se pijet me gaz çojnë në humbjen e peshës, do të ishte më shumë përmes ndikimit në ndjenjat e ngopjes,” shtoi ai. /Gazeta Shneta/


