Një mutacion gjenetik u izolua në një familje në veri të Italisë, ku më pak se gjysma e anëtarëve zhvilluan sëmundjen.
Një familje italiane e prekur nga Alzheimeri ofron pista për një shkak të mundshëm gjenetik të sëmundjes neurodegjenerative, sipas një studimi të ri – shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Në një familje prej 15 personash në veri të Italisë, gjashtë prej tyre zhvilluan sëmundjen e Alzheimerit me nisje të vonuar – dhe kur studiuesit kryen teste gjenetike, të gjashtët kishin një mutacion të rrallë në një gjen që kodon një proteinë të njohur si GRIN2C, e cila është e përfshirë në mësim dhe formimin e kujtesës.
Studimi, i publikuar në revistën “Alzheimer’s Research & Therapy”, është i pari që identifikon mutacionin GRIN2C si një shkaktar të mundshëm të sëmundjes së Alzhemerit.
“Është një provë shumë e fortë gjenetike, sepse është brenda një familjeje,” tha Peter Giese, profesor i neurobiologjisë së shëndetit mendor në King’s College London, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, për Euronews Health.
Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, duke prekur rreth 7 milionë njerëz në Evropë. /Gazeta Shneta/


