Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se këto ditë, Kosova e veçanërisht qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.
IKSHPK shprehet se ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.
Tutje, IKPSHK bën të ditur se cilat janë efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet si: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet, ndërkaq, efektet shëndetësore afatgjata përfshin: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.
“Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.
Pos kësaj, IKSHPK-ja ka dhënë edhe rekomandime se si të reduktohet ky rrezik, duke kërkuar nga qytetarët që të dalin më pak në qytet, të qëndrojnë në shtëpi, si dhe të përdorën maskat. /Gazeta Shneta/




