Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca në alarm për “mjaltin erektil”, rrit rrezikun për shëndetin

Lajme 23/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin 2024, autoritetet franceze sekuestruan një sasi rekord prej 13 tonësh sticks mjaltë të përzier me ilaçe për disfunksionin erektil.

Doganat franceze kanë ngritur alarmin për një substancë të paligjshme që po qarkullon në vend në sasi rekord: “mjalti për ereksion”, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Ky produkt, i paketuar në formë stick-u përmban një përzierje mjalti dhe ilaçesh të ngjashme me Viagrën dhe shitet ilegalisht në disa klube nate për disa euro. Në kontekstin farmaceutik, “stick” është një formë paketimi e cila zakonisht përmban doza të individualizuara të një substance të caktuar, që mund të jetë një produkt farmaceutik, ushqimor ose kozmetik.

Sipas autoriteteve doganore franceze, kjo mjaltë shitet për konsum “festiv”, por në të vërtetë është shumë e rrezikshme.

Kjo për shkak se përmban substanca si sildenafil ose tadalafil, të cilat përdoren për trajtimin e disfunksionit erektil, por mund të shkaktojnë efekte anësore kur kombinohen me alkool ose ilaçe për tensionin e gjakut.

Dogana paralajmëron se këta sticks mjalte “mund të duken të padëmshëm ose, në rastin e mjaltit, të besueshëm, por në fakt janë të rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve”.

Pavarësisht rreziqeve për shëndetin, duket se ky produkt ka fituar popullaritet vitet e fundit. Në vitin 2023, autoritetet franceze sekuestruan 131 raste të “mjaltit për ereksion”, një rritje e madhe krahasuar me 18 raste në vitin 2019.

Sipas autoriteteve, kjo mjaltë zakonisht vjen nga Malajzia, Turqia, Tunizia ose Tajlanda. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakNdotja e lartë e ajrit, IKSHPK njofton për efektet shëndetësore – Jep rekomandime si të reduktohet rreziku
Artikulli i rradhës Pirja e ujit të gazuar mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.