Mbi një në 20 të rritur në Angli, njëkohësisht pinë duhan dhe përdorin cigare elektronike, sipas një studimi të ri nga studiuesit e UCL.
Studimi i publikuar në revistën “Addiction”, analizoi të dhënat e anketave midis viteve 2016 dhe 2024.
Ky studim zbuloi se përqindja e personave që pinë duhan ashtu edhe përdorin cigare elektronike u rrit nga 3.5% (rreth një në 30) në 5.2% (rreth një në 20) gjatë kësaj periudhe, me një rritje të ndjeshme nga viti 2021, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Rritja ishte më e madhe te të rinjtë e moshës 18–24 vjeç, ku pothuajse dy të tretat e tyre që pinin duhan gjithashtu përdornin cigare elektronike në vitin 2024, krahasuar me vetëm një në pesë në vitin 2016.
Autorja kryesore e studimit, Dr. Sarah Jackson nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Kujdesit Shëndetësor në UCL, tha se:
“Përdorimi i dyfishtë i cigareve elektronike dhe duhanit shpesh është një fazë kalimtare, ndërsa njerëzit përpiqen të lënë duhanin ose ta reduktojnë atë. Prandaj, nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm për shëndetin në planin afatgjatë, nëse ndihmon njerëzit largohen nga pirja e duhanit.
“Megjithatë, është e rëndësishme që njerëzit ta lënë duhanin plotësisht për të përfituar maksimalisht nga përmirësimet shëndetësore”, tha ajo. /Gazeta Shneta/


