Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Lajme 28/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.

Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë.

“Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike.

Lidhur me çështjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola, që shiten edhe në Kosovë, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.

Në një opinion shkencor të publikuar më 2015, Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit tha se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën shqetësim të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçmas te ata që kanë mungesë të vogël apo të mesme të jodit.

“Shumica e produkteve të prekura ishin produkte të pashitura që veçse janë tërhequr nga raftet e dyqaneve dhe ne vazhdojmë të ndërmarrim masa për të larguar produktet e mbetura në treg”, tha Coca-Cola Europacific Partners.

Por, dega franceze e kompanisë tha se analizat nga ekspertë të pavarur “erdhën në përfundim se mundësia e lidhjes me një rrezik” ishte “shumë e vogël”.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët”, tha kompania.

Pijet e prekura të Coke dhe Fuze Tea ishin shpërndarë në Francë, por aktualisht urdhri për tërheqjen e produkteve nuk po aplikohet në Francë, shtoi kjo kompani.

Coca-Cola Europacific Partners tha se u kërkon falje konsumatorëve për urdhrin për tërheqje. Kompania tha se nivelet e larta të substancës u vërejtjen gjatë një kontrolli rutinor në fabrikën e prodhimit në Gent.

Produktet e prekura kishin kodin e prodhimit nga 328 GE deri në 338 GE, dhe përfshinin edhe bredet sikurse Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, tha kompania, duke shtuar se është në kontakt me autoritetet kompetente në tregjet e prekura. /REL/

Artikulli paraprakSprej nazal i miratuar nga FDA për depresionin e rëndë mund të çojë në përmirësim të simptomave
Artikulli i rradhës Farmacitë në Britaninë e Madhe kërkojnë rregulla më të rrepta për shitjet online të ilaçeve për humbje peshe – për shkak të rritjes së kërkesës

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.