Çrregullimi i depresionit të rëndë (MDD) është çrregullimi mendor më i diagnostikuar globalisht. Numri i personave që vuajnë nga MDD vazhdon të rritet çdo vit.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), miratoi së fundmi sprejin nazal të ashtuquajturin “Spravato”, për trajtimin e MDD tek individët që nuk kanë pasur reagim – përdorimi i të paktën dy antidepresantëve oral, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studime të kaluara tregojnë se vetëm rreth 30% e njerëzve me MDD arrijnë shërim të plotë nga simptomat pas përdorimit të një medikamenti antidepresiv, dhe 50% nuk kanë asnjë përgjigje me një ilaç të vetëm.
“Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi humbur betejën me depresionin, me normat e depresionit që janë pothuajse dyfishuar në Shtetet e Bashkuara,” tha Dr. Gregory Mattingly, kryetar i grupeve kërkimore klinike në “Midwest Research Group”.
“Depresioni i rëndë është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit në SHBA, pasi rreth 21 milionë të rritur kanë pasur të paktën një episod të rëndë depresioni dhe rreth një të tretën e tyre konsiderohen se kanë depresion që është i vështirë për t’u trajtuar. Kjo ka ndikim, jo vetëm te individët, por edhe te miqtë dhe të dashurit e tyre. Depresioni i rëndë ka një nga barrat ekonomike më të larta nga çdo çrregullim mendor,” theksoi ai.
Mattingly ka qenë i përfshirë në kërkime dhe prova klinike lidhur me Spravato (esketaminë) — një sprej nazal me recetë i prodhuar nga Johnson & Johnson (J&J) që përdoret për trajtimin e depresionit, i cili ishte miratuar fillimisht nga FDA në vitin 2019.
Tani, FDA ka miratuar gjithashtu Spravato për trajtimin e të rriturve me MDD që nuk kanë reaguar ndaj të paktën dy antidepresantëve oral. /Gazeta Shneta/


