Të moshuarit me nivele kolesteroli që ndryshojnë ndjeshëm nga viti në vit mund të jenë në rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës dhe problemeve të tjera të trurit, sipas një studimi të publikuar më 29 janar në revistën Neurology.
Studiuesit zbuluan se ata me luhatje të mëdha të kolesterolit kishin 60% rrezik më të lartë për demencë dhe 23% rrezik më të lartë për dëmtim të lehtë kognitiv, një fazë e hershme e plakjes së trurit që mund të çojë në demencë tranmeton Gazeta Shendeti.
“Fluktuacionet e kolesterolit mund të jenë një biomarker i ri për identifikimin e personave në rrezik për demencë,” tha drejtuesi i studimit, Zhen Zhou nga Universiteti Monash në Australi.
Studimi përfshiu mbi 9,800 persona mbi moshën 65 vjeç, pa probleme të kujtesës në fillim. Gjatë një periudhe pesëvjeçare, 509 prej tyre zhvilluan demencë.
Rreziku lidhej kryesisht me ndryshimet në nivelin e kolesterolit total dhe të kolesterolit “të keq” LDL, ndërsa nuk u gjet asnjë lidhje me kolesterolin “e mirë” HDL apo trigliceridet.
Edhe pse studimi nuk provon një lidhje shkak-pasojë, studiuesit sugjerojnë se ndryshimet në kolesterol mund të dëmtojnë trurin duke ndikuar në pllakëzat yndyrore në arterie, gjë që mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në tru ose të shkaktojë goditje në tru.
Sipas Zhou, monitorimi i kolesterolit te të moshuarit dhe ndërhyrjet si ndryshimet në stilin e jetesës apo përdorimi i statinave mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë./GazetaShendeti/


