Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndahen 2.3 milionë euro për subvencionimin e 244 specializantëve me vetëfinancim

Lajme 31/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës do të mbulojë shpenzimet e shkollimit për specializantët. Në mbledhjen e qeverisë u miratua shuma prej 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve me vetëfinancim në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se nga 20 vendime të marra në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai tha se ishin dhe dy vendime që kanë të bëjnë direkt me ndihmën konkrete dhe direkte për specializantët tanë në Republikën e Kosovës, por edhe specializantët e tjerë shqiptarë nga trojet jashtë Kosovës.

Me propozimin e MSH-së, qeveria miratoi vlerën prej 2 milionë e 365 mijë euro për subvencionimin e 244 specializantëve prej datës 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2025.

“Natyrisht edhe pse me vetëfinancim qeveria ka vlerësuar se ndihma ndaj këtyre specializantëve është e domosdoshme, në mënyrë që përveç investimeve tjera që po bëjmë për ta mbajtur personelin shëndetësor në Kosovë të jetë dhe kjo një ndihmë, t’iu mundësohet një shkollim dinjitoz specialistik. Sot u mor dhe një vendim tjetër edhe për 30 specializantë me vetëfinancim jo vetëm nga Lugina e Preshevës, por dhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë u është mundësuar ky shkollim specialistik dhe me këtë ne po eliminojmë padrejtësi ku dhe këtyre specializantëve do t’u ofrohen kushte të barabarta me subvencionimin për shkollimin e tyre specialistik”, tha Vitia.

 

Artikulli paraprakQeveria ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez, Kurti: Mirëpresim marrëveshjen për armëpushim në Gaza
Artikulli i rradhës Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.