Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Lajme 31/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, e 247-ta me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore, raporton Ekonomia Online.

Me vendimin e parë të miratuar në këtë mbledhje është aprovuar Lista e Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.

Në vijim të mbledhjes është miratuar Drafti i Planit Kombëtar për Zhvillim për vitet 2025-2027.

Është vazhduar me aprovimin e vendimit për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për t’i përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.

Qeveria, pas shqyrtimit të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve buxhetore në shumën prej pesëqind e njëzet e pesë mijë eurove për realizimin e “Projektit për Teknologji të Numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”.

Janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej pesëqind mijë eurove (500.000) për ndihmat humanitare në Gaza.

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Arton Ahmeti në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë mbledhje u miratuan dhe propozim-vendimet për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projekteve: zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Dollc-Ramun; zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”; ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë; zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI-Lipjan.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim dhe pagesën e tridhjetë (30) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Qeveria pas shqyrtimit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pronat janë në lokacionin e Batllavës, komuna e Podujevës, vendi i quajtur Lumi i Surdullit dhe i evidentuar si pronë shoqërore – Ndërmarrja e Pyjeve.

Në mbledhjen e sotme është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Vendimi obligon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshillin Organizativ për zbatimin e këtij Vendimi.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Prishtinës për aprovimin e buxhetit për vitin 2025, pas miratimit të tij nga Kuvendi Komunal, ndërsa ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 5000 euro për realizimin e projektit “Shtëpia Nr.10” në qytetin e vjetër në Janjevë në Lipjan.

Në vijim u miratua edhe vendimi për aprovimin e pasqyrës preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2024.

Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë është dhe emërimi i komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, Drejtor ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës.

Gjithashtu edhe vendimi për emërimin e komisionit ad-hoc për pranim në pozitën e kategorisë së lartë drejtuese, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.

 

Artikulli paraprakCilat janë shanset për konceptim të shtatzanisë pas moshës 45-vjeçe
Artikulli i rradhës Ndalet shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK për pacientet më sulm në tru

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.