Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), së bashku me Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj, ka përkujtuar me nderim të thellë profesor Isuf Dedushajn.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, drejtorët e qendrave mbajtën fjalime për të vlerësuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë, duke theksuar kontributin e tij të çmuar dhe rolin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
“IKSHPK do të vazhdojë të ruajë dhe të promovojë vlerat dhe përkushtimin që ai la pas,” thuhet në deklaratën e Institutit.
Profesor Isuf Dedushaj mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e shëndetësisë publike në vend.




