Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka nisur sot një fushatë vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, me synimin për të informuar dhe sensibilizuar gratë mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore.
Në kuadër të kësaj fushate, IKSHPK ka shpërndarë broshura informuese me mesazhin: “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet. Bëje PAP testin!”.
Materialet janë shpërndarë në institucione me numër të madh punëtorësh, si Posta dhe Telekomi i Kosovës, KEDS, si dhe organizata të tjera publike dhe private, transmeton Gazeta Shneta.
Qëllimi i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave mbi rëndësinë e masave parandaluese dhe kontrolleve të rregullta, të cilat mund të ndihmojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
IKSHPK apelon tek të gjitha gratë dhe vajzat që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrollet e rregullta, pasi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.
Postimi i plotë:
IKSHPK nis fushatën e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit
Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka filluar sot një sërë aktivitetesh vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
📄 Në kuadër të këtyre aktiviteteve, janë shpërndarë broshura me mesazhin:
“Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet. Bëje PAP testin!”
📍 Broshurat janë shpërndarë në institucione me numër të madh punëtorësh, si:
✅ Posta dhe Telekomi i Kosovës
✅ KEDS
✅ Organizata dhe institucione të tjera publike dhe private
Qëllimi i fushatës:
Rritja e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe masave parandaluese për kancerin e qafës së mitrës.
📆 Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, përfshirë:
📢 Shpërndarje të materialeve informuese
🎓 Ligjërata dhe sesione ndërgjegjësuese
🏫 Vizita në shkolla dhe komunitete
💙 Kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e secilit prej nesh! Kontrollohu në kohë, bëje PAP testin dhe mbro shëndetin tënd!.




