Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Lajme 05/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO.

“Ka një potencial të madh dhe bazuar në potencialin, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë, por ata duhet të bashkohen”, tha Trump për gazetarët.

“Nuk është duke u udhëhequr mirë. Ata nuk po e bëjnë punën…Shumë nga këto konflikte për të cilat po punojmë duhet të zgjidhen, ose të paktën ne duhet të kemi një ndihmë për zgjidhjen e tyre. Duket se ne kurrë nuk marrim ndihmë. Ky duhet të jetë qëllimi parësor i Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti amerikan.

“Që nga dita e parë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për OKB-në ka shpëtuar shumë njerëz dhe ka avancuar sigurinë globale”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mezi pret të vazhdojë marrëdhëniet e tij produktive me Presidentin Trump dhe qeverinë amerikane për të forcuar këtë marrëdhënie në botën e sotme të trazuar”.

Presidenti Trump tha se ai nuk po synonte të pezullonte fondet nga organizmi botëror prej 193 anëtarësh, megjithëse u ankua se Uashingtoni është i detyruar të paguajë një shumë joproporcionale si anëtar i OKB-së.

Uashingtoni është kontribuesi më i madh financiar i OKB-së, i pasuar nga Kina, që përbën 22% të buxhetit bazë të OKB-së dhe 27% të buxhetit për operacionet paqeruajtëse. OKB-ja ka thënë se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një detyrim financiar prej 2.8 miliardë dollarësh, nga të cilat 1.5 miliardë dollarë janë për buxhetin e rregullt. Këto pagesa nuk janë vullnetare./Voa

Artikulli paraprakVala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek zbulon kur mund të shpërthejë vullkani
Artikulli i rradhës Stuhia e Saharasë mbulon me pluhur radioaktiv Evropën – shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.