Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek zbulon kur mund të shpërthejë vullkani

Lajme 05/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesori i njohur i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthimios Lekkas në një prononcim gjatë mbrëmjes së sotme për aktivitetin e shtuar sizmik midis Santorinit dhe Amorgos, është përpjekur të qetësojë banorët e dy ishujve.

Lekkas shpjegoi se ka shumë pak gjasa që të ndodhë skenari i një tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter dhe se banorët e Santorinit duhet të ndjehen të sigurt.

“Sot në mëngjes në orën 4:40 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Mbrëmja ishte relativisht e qetë, por më pas patëm një rritje. Vlerësojmë se ky aktivitet sizmik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto tërmete ndodhin ngadalë dhe gradualisht. Do të doja që një tërmet midis 5.2 dhe 5.3 i shkallës Rihter të ndodhte më shpejt. Një tërmet me magnitudë deri në 5.5 vlerësojmë se nuk do të kishte ndikim në ishull. Nuk duhet të ketë panik për të ikur. Kam konstatuar se këtu punojnë kryesisht të huajt”, tha fillimisht ai në televizionin MEGA.

Lidhur me hipotezat për rizgjimin e vullkanit mbi të cilin ngrihet shkëmbi ku shtrihet ishulli i Santorinit, një teori që ka qarkulluar ditën e fundit, Lekkas tha se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri.

“Epiqendra e tërmetit po zhvendoset, duke lëvizur në verilindje drejt Amorgos. Kjo do të thotë se po largohet nga Santorini dhe kjo është gjë e mirë, por po shkon drejt Amorgos. Amorgos nuk ka aq cenueshmëri sa Santorini. Efektet e një tërmeti do të jenë më të vogla në Amorgos sesa në Santorini. Kjo nuk ka të bëjë fare me vullkanin. Jo se nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, ai ka qenë atje për mijëra vjet. Ne kemi llogaritur se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri. Vullkani ka shpërthyer çdo 20,000 vjet në 200,000 vitet e fundit”, vlerësoi profesori.

I pyetur për zhurmën e dëgjuar orët e fundit në ishuj, Lekkas shpjegoi se është rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe jo vetë tërmeti. Siç tha ai, zhurma vjen kryesisht nga difuzioni i valëve zanore dhe në disa vende është intensive e në vende të tjera jo.

“Është një proces induktiv dhe nuk ka të bëjë me tërmetin. Përveç nëse tërmeti është në një distancë të afërt, pra në 1-2 kilometra ose në një distancë më të shkurtër. Më pas dëgjohet zhurma e tërmetit. Në distanca më të mëdha nuk dëgjohet asnjë zë”, theksoi Lekkas.

 

Artikulli paraprakQendra Emergjente e QKUK-së trajtoi mbi 96 mijë pacientë në vitin 2024, dominuan aksidentet dhe sëmundjet kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.