Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stuhia e Saharasë mbulon me pluhur radioaktiv Evropën – shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Lajme 05/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip ndërkombëtar i klimatologëve ka zbuluar se pluhuri që arriti në Evropë në mars të vitit 2022 nga Saharaja përmbante izotopa radioaktivë, por burimi i tij nuk ishte testimi bërthamor francez në Algjeri gjatë viteve 1960, siç ishte menduar fillimisht.

Në vend të kësaj, gjurmët e plutoniumit në pluhur tregojnë se ato vinin nga provat bërthamore që zhvilluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ndërmjet vitit 1960 dhe 1966, Franca ka shpërthyer 17 bomba bërthamore në Saharë, kur Algjeria ende ishte nën kontrollin kolonial francez, shkruan science.

Edhe pse ata pretendonin se testet zhvilloheshin në zona të pabanuara, mijëra njerëz, përfshirë ushtarë francezë, ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit. Disa burime vlerësojnë se deri në 60 mijë algjerianë ishin prekur nga provat bërthamore, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Francës jep një numër dukshëm më të ulët, prej 27 mijë.

Në muajin mars të vitit 2022, një stuhi e fuqishme ngriti pluhurin saharian dhe e çoi atë deri në Evropë. Shkencëtarët analizuan 53 mostra pluhuri të mbledhura nga lokacione të ndryshme dhe zbuluan praninë e izotopeve radioaktivë. Megjithëse pluhuri vinte nga rajoni algjerian i Reganit, ku francezët kishin kryer prova bërthamore, raporti izotopik i plutoniumit nuk përputhej me atë që do të pritej nga bombat franceze (nën 0,07). Në vend të kësaj, me një raport mesatar prej 0,187, gjurmët përputheshin me provat bërthamore të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse as SHBA-ja dhe as Bashkimi Sovjetik nuk kishin testuar armët bërthamore në Saharë, shpërthimet e tyre në pjesë të tjera të botës ishin kaq të fuqishme sa që pjesët radioaktive arritën në shtresat e larta të atmosferës dhe u përhapën nëpër planet, duke përfshirë Saharën. Sipas kërkimit, fuqia e shpërthimeve franceze përbënte vetëm 0,02 për qind të forcës totale të provave bërthamore që SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik zhvilluan midis viteve 1950 dhe 1970.

Lajmi i mirë është se niveli i radioaktivitetit në pluhurin saharian që mbërriti në Evropë nuk paraqet rrezik për shëndetin. Sipas standardeve të Bashkimit Evropian, nivelet e detektuara të rrezatimit janë shumë nën kufijtë e sigurisë dhe nuk janë ndjeshëm më të larta se rrezatimi natyror në dhe. Autori kryesor i studimit, Yangjunjie Xu-Yang nga Laboratori i Klimës dhe Shkencave të Mjedisit në Francë, theksoi se nuk ka rrezik të vërtetë për publikun.

Edhe pse radioaktiviteti nuk është një problem, pluhuri saharian vazhdon të përbëjë një sfidë serioze ekologjike për shkak të rolit të tij në ndotjen atmosferike. Shkencëtarët theksojnë se politikanët duhet të përqendrohen në masa për të zvogëluar pasojat e këtyre stuhi, por gjithashtu të informojnë publikun se kjo ndotje nuk është e lidhur me radioaktivitetin. /Telegrafi

Artikulli paraprakShtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Artikulli i rradhës Ortopedia në Spitalin e Gjakovës: 568 pacientë të shtrirë dhe mbi 7,600 vizita specialistike gjatë 2024-ës

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.