Sëmundjet inflamatore autoimune janë sëmundje multisistemike të cilat viteve të fundit janë përhapur shumë në vendin tonë.
Sipas reumatologes Dr. Jehona Ismaili-Kadriaj shpërthimi i këtyrer sëmundjeve lidhet me pandeminë COVID-19.
Si faktor kryesor në shpërthimin e këtyre sëmundjeve është stresi po ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve autoimune inflamatore.
“Mendohet se faktorët e mjedisit ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve inflamatore autoimune, predispozita gjenetike pastaj faktori stresogjen, stresi pastaj mendohet dhe ambienti i punës, kimikalet e ndryshme, pirja e duhanit” u shpreh Ismaili-Kadriaj.
Dr. Ismaili-Kadriaj shprehet se reumtalogjia nuk është sëmundje që prek vetëm moshat e shtyera por kohëve të fundit pacientët janë të moshave të reja.
“Moshat e shtyera nuk janë të informuar se për cfarë sëmundje bëhet fjalë shpeshherë kur vijnë këtu e shohin që dhomat janë të mbushura me pacientë të moshës së re”, tha Ismaili- Kadriaj.
Sipas reumatologes Dr. Isamili-Kadriaj, statusi hormonal dhe mosha vitale jane faktorë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve autoimune inflamatore.
“E kemi vënë re që pacientët me artrit reumatoid pra femrat zakonisht gjatë shtatzanisë nuk kanë dhimbje rrinë pa terapi, dhimbja qetësohet pas shtatzanisë sëmundja shfaqet prap por e njëjta nuk ndodh me lupusin e cila femrat edhe gjatë shtatzanisë duhet të rrijë me terapi sepse sëmundja bëhet edhe më ashpër”, theksoi tutje Dr. Ismaili-Kadriaj.
Për detaje të tjera rreth këtyre sëmundjeve ndiqni videon:




