20-vjeçari nga Gjakova ka pësuar lëndime të rënda trupi si pasojë e shpërthimit që dyshohet të jetë aksidental i një zolle në shtëpinë e tij.
Rreth gjendjes së tij shëndetësore, ka dhënë detaje për klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili konfirmoi se 20-vjeçari për shkak të plagëve të rënda pati ndërhyrje kirurgjike.
Tutje ai bëri të ditur se pas operimit, ai është transferuar në mjekim intensiv qëndror.
Siç tha dr. Syla, rasti i rëndë i 20-vjeçarit për trajtim, u pranua rreth orës 3:00 i mëngjesit.




