Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për 5 vende pune në Fushë Kosovë, konkurruan 67 mjekë

Lajme 06/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një konkurs i shpallur më 25 dhjetor 2024 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, QKMF “Dr Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë për punësimin e 5 doktorëve të mjekësisë, ka ngjallur interesim të madh. Nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Fushë Kosovës, rezulton se janë 67 mjekë që kanë konkurruar dhe i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe të veçanta  sipas shpalljes së konkursit nr. 1520, të datës 25/12/2024.

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, i tha Radio Kosovës se në data-bazën e Odës së Mjekëve të Kosovës, e përditësuar në muajin shkurt, janë mbi 300 mjekë të pa punë në Republikën e Kosovës. Një numër kaq i madh i mjekëve për të gjetur një vend pune, siç është rasti në Fushë Kosovë, ku për 5 vende kanë konkurruar 67 mjekë, është shqetësues jo vetëm për OMK, por për tërë shoqërinë kosovare:

“Realisht ky është një fakt shqetësues dhe duhet të jetë shqetësim për gjithë shoqërinë kosovare, kur bëhet fjalë për mjekë.  Megjithatë, në data-bazën e përditësuar në shkurt 2025, pra sot, në Kosovë janë aktualisht 300 mjekë të deklaruar të papunë.”

Gjatë vitit 2024, sipas zotit Gjonbalaj, në evidencën e Odës së Mjekëve të Kosovës kanë qenë rreth 500 – 600 mjekë të papunë, por ky numër është përgjysmuar falë dy organizatave siç janë “Caritas Kosova” dhe një tjetër organizatë joqeveritare, që kanë punësuar mjekët përmes projekteve të tyre në bashkëpunim me QKMF-të e komunave të caktuara.

Gjonbalaj thotë gjithashtu, se është shqetësues fakti i largimit të mjekëve nga Kosova, një dukuri që po vazhdon:

“Gjatë vitit të kaluar, në data-bazën që kemi në Odën e Mjekëve të Kosovës, janë 110 mjekë që kanë lëshuar Kosovën, përkatësisht që kanë kërkuar “certifikatën e të kaluarës etike” për punësim jashtë vendit. Ndërkaq, brenda muajit janar të këtij viti, janë 5 mjekë të tjerë, që janë larguar nga Kosova.”

Oda e Mjekëve të Kosovës ka propozuar vazhdimisht të bëhen studime, por ka dhënë edhe ide se si të zgjidhet problemi i punësimit të mjekëve. Në fakt ky është vetëm një problem menaxherial” thekson Gjonbalaj për Radio Kosovën, teksa ka shtuar se “ka pasur dhe ka hapësirë, që të punësohet ky numër mjekësh, vetëm se për këtë duhet një studim kuadrosh.

Artikulli paraprakFDA miraton Symbravo për trajtimin akut të migrenës te të rriturit
Artikulli i rradhës Shkollat ​​dhe çerdhet e Cyrihut ‘bosh’ për shkak të gripit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.