Ka një sërë faktorësh rreziku për glaukomën, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare.
Një studim i ri ka zbuluar se të moshuarit me shumë kolesterol HDL “të mirë” mund të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të glaukomës, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, studiuesit zbuluan se njerëzit me nivele më të larta të kolesterolit “të keq” LDL prireshin të kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar këtë sëmundje të syrit.
Studiuesit vlerësojnë se rreth 80 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me glaukoma – një gjendje e syve që prek nervin optik, duke rezultuar në humbje të shikimit dhe ndonjëherë verbëri, për të cilën aktualisht nuk ka kurë.
Glaukoma njihet si “hajduti i heshtur i shikimit”, sepse shumë herë nuk ka simptoma në fazën më të hershme të sëmundjes, duke e bërë të vështirë zbulimin.
Ka një sërë faktorësh rreziku për glaukomën, duke përfshirë gjenetikën, moshën dhe përkatësinë etnike, si dhe gjendjet shëndetësore si diabeti, migrena, apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Tani, një studim i ri i botuar në “British Journal of Ophthalmology”, thotë se të moshuarit me kolesterol të lartë HDL “të mirë” mund të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të glaukomës.
Anasjelltas, studiuesit zbuluan se njerëzit me nivele më të larta të kolesterolit “të keq” LDL prireshin të kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të gjendjes së syve. /Gazeta Shneta/


