Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 2100 raste të reja me sëmundje të kancerit. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, Dr. Iliri ka thënë se llojet më të shpeshta të kancereve në Kosovë janë kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.
“Dominon kanceri i gjirit te femrat, këtë vit kemi regjistru 485 raste të reja ndërsa te meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë”, ka theksuar ai.
Sipas Dr. Ilirit, sfidë e vetme në Klinikën e Onkologjisë mbetet mungesa e stafit infermierorë.
“Edhe përkundër intervenimeve nga drejtoria e përgjithshme, prurja e 5-6 infermierëve së fundmi, lëvizja e këtyre infermierëve qysh në fillim të vitit 2024 apo edhe migrimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu problemet e tjera që vazhdojmë ti kemi ne si staf infermierorë, neve na lë në një pozitë të pafavorshme pasi mungesa e stafit mbetet e lartë. Ne që jemi – na detyron të bëjmë punë shtesë sidomos stafi infermierorë dhe ai i mjekëve që pacientët të marrin trajtimin e duhur”.
Sa i përket Listës Esenciale të Barnave Dr. Iliri shprehet se Klinika e Onkologjisë është e pajisur me shumicën e barnave.
“Mbi 85-90% të barnave me disponim për trajtimin e sëmundjeve malinje – 60 barna janë pjesë e Listës Esenciale dhe në këtë mënyrë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur”, ka potencuar, mes tjerash Dr. Iliri.
Për më shumë ndiqni videon:




